Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjergj Luca ngre zërin për abuzimin me çmimet: Privati t’i vërë gishtin kokës, shteti të reagojë fuqishëm
Nga Albert Vataj Gjergj Luca, një nga zërat më të drejtpërdrejtë dhe më të angazhuar të sipërmarrjes shqiptare, i është rikthyer një shqetësimi që tejkalon kufijtë e interesit personal apo të aktivitetit të tij ekonomik. Ai flet si qytetar, si shqiptar që e do vendin e tij dhe që nuk mund të heshtë përballë një fenomeni që po i merr frymën turizmit shqiptar, abuzimi sistematik me çmimet në zonat turistike të jugut.Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Luca bën një krahasim goditës: nga njëra anë faturat e arsyeshme të një prej resorteve më luksoze të Sardenjës italiane, nga ana tjetër, çmimet absurde, të shumfishuara pa asnjë logjikë apo ndershmëri, në jug të Shqipërisë. “Shikoni videon, merrni frymë thellë… pastaj flisni!” – shkruan ai,...