Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Korçë/ Dhunoi vajzën e mitur në rrugë, procedohet penalisht një 33-vjeçar
Foto ilustruese KORÇË- Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në rrugët e Korçës, ku një burrë është filmuar teksa ushtron dhunë fizike ndaj një vajze të mitur, duke e kapur dhe tërhequr me forcë nga flokët në sy të kalimtarëve. Pamjet, të cilat u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, nxitën reagimin e menjëhershëm të Policisë së Korçës. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të rendit, u bë i mundur identifikimi dhe shoqërimi i dy personave që shfaqeshin në video. Nga verifikimet paraprake dhe deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore, rezultoi se burri në fjalë është babai biologjik i vajzës. Ai është identifikuar si shtetasi holandez M. U., 33 vjeç. Pas veprimeve të para hetimore, ndaj tij është nisur procedim penal për veprën penale të...