Shkenca zbulon kur fillon plakja e vërtetë

Shkenca zbulon kur fillon plakja e vërtetë

Edhe pse koha kalon në mënyrë të njëtrajtshme, trupi ynë nuk plaket me të njëjtin ritëm. Procesi i plakjes nuk është linear, dhe jeta njerëzore nuk ndjek një rrugëtim të butë nga rinia drejt pleqërisë. Përkundrazi, ajo karakterizohet nga faza të ndryshme: një periudhë rritjeje të shpejtë në fëmijëri dhe adoleshencë, një stabilizim relativ në moshën e rritur të hershme dhe më pas – me kalimin e viteve – një përshpejtim i dukshëm i procesit të plakjes. Kjo është ajo që vë në dukje ScienceAlert, duke iu referuar një studimi të fundit shkencor që hedh dritë mbi momentin kritik kur plakja biologjike përshpejtohet ndjeshëm. Një ekip kërkuesish nga Akademia Kineze e Shkencave ka identifikuar një pikë të rëndësishme kthese në këtë proces: mosha rreth 50-vjeçare....