Burimi: 
								Monitor.al
								
							 
                                
                                    Foto © Monitor.al                                
                            Bumi i hidhur i turizmit, si po e rrit koston e jetesës për shqiptarët
                            Shtrenjtimi i qirasë mujore për strehim, të pronave për shitje, të çmimeve në bare-restorante dhe produkteve ushqimore në markete deri te rëndimi i trafikut janë efektet në kostot e jetesës për vendësit e zonave turistike nga fluksi i turistëve të huaj. Masat e propozuara nga ekspertët për mbiturizmin. Dorina Azo“Ujin e çezmës po e paguajmë si të ishte luks në lokal. Për një kafe, ujë dhe një Coca-Cola paguam 650 lekë”, – shprehet i revoltuar një banor i Pogradecit, teksa largohet nga bari i një hoteli që ndodhet buzë liqenit.Ai i pohoi mikut të tij me të cilin ishte ulur në bar, se një gotë ujë “nga çezma” po paguhet më shtrenjtë se pijet freskuese.Një tregues që shtrenjtimi i çmimeve, për shkak të fluksit të lartë...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                       