Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Trump një tjetër nominim për Çmimin Nobel për Paqen, roli i presidentit në zbutjen e tensioneve me Tajlandën
Zëvendëskryeministri i Kamboxhias, Sun Chandol, ka konfirmuar se vendi i tij do të nominojë ish-presidentin amerikan Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen, duke theksuar rolin e tij në zgjidhjen e konfliktit kufitar mes Kamboxhias dhe Tajlandës. Në një deklaratë për mediat, Chandol tha se ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Trump ishte vendimtare për arritjen e armëpushimit të 28 korrikut, pas luftimeve më të rënda mes dy vendeve në më shumë se një dekadë. “E meriton të nominohet për paqe, pasi solli një zgjidhje për një situatë të rrezikshme që mori dhjetëra jetë,” u shpreh ai. Në konfliktin pesëditor që shpërtheu përgjatë kufirit, humbën jetën të paktën 43 persona, përfshirë civilë, ndërsa rreth 300 mijë banorë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Shtëpia e...