Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Firmosa nën presion”/ Mbrojtja e bashkëshortes së Veliajt i përgjigjet ish-drejtoreshës së TKOB: Shpifje! Xoxa nuk ka përfituar nga asnjë fond publik
Ish-drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina, deklaroi disa ditë më parë para prokurorëve të SPAK se ka firmosur kontrata të paligjshme, me urdhër të Ajola Xoxës. Sipas saj, ‘kontratat e paligjshme’ i firmoste nën presionin e Ajola Xoxës. “Kontratat janë hartuar me kërkesë të Ajola Xoxës, e cila kishte përzgjedhur operatorin dhe kishte përcaktuar shumën. Unë nuk kam pasur asnjë kontakt me përfaqësuesit e shoqërisë ‘Rametal’. Ajola bëri të gjithë diskutimet financiare dhe teknike, duke përdorur një ekonomiste të qendrës ‘Harabel’. Bëhet fjalë për aktivitetin ‘Festivali Ndërkombëtar i Dancit’. Ajola Xoxa kërkoi që një shumë prej 240.000 euro të menaxhohej nga Qendra Harabel, unë nuk isha dakord, sepse fondet publike duhej të menaxhoheshin nga Teatri dhe jo nga një organizatë e jashtme....