Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Krasniqi: PDK përkrah protestën e OVL-UÇK: Drejtësia në Hagë po dështon
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar mbështetjen e plotë të kësaj partie për protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që do të mbahet më 7 gusht në Prishtinë, si reagim ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi theksoi se PDK-ja qëndron në krah të luftës për liri dhe mbështet të drejtën për një proces të drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë për të akuzuarit.“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në mbështetje të luftës për liri dhe të së drejtës për një proces të drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë për çlirimtarët tanë. Në këtë frymë, mbështesim protestën e...