Trump ultimatum drejtuesve të kompanive të mëdha farmaceutike: Ulni çmimin

Trump ultimatum drejtuesve të kompanive të mëdha farmaceutike: Ulni çmimin

Presidenti Donald Trump kërkoi të enjten nga drejtorët ekzekutivë të 17 kompanive farmaceutike që të ulin çmimet e barnave për konsumatorët amerikanë, përndryshe do të përballen me "çdo mjet në arsenalin tonë". Trump e bëri këtë paralajmërim përmes 17 letrave të ndara, të postuara në rrjetin e tij social Truth Social. Ndër marrësit ishin CEO-t Albert Bourla i Pfizer-it, Robert Davis i Merck-ut, Joaquin Duato i Johnson & Johnson-it dhe Pascal Soriot i AstraZeneca-s. "Më besoni: një përpjekje e përbashkët drejt arritjes së barazisë globale të çmimeve do të ishte rruga më efektive për kompanitë, qeverinë dhe pacientët amerikanë," shkroi Trump. "Por nëse refuzoni të merrni masa, ne do të përdorim çdo mjet në arsenalin tonë për të mbrojtur familjet amerikane nga praktikat e vazhdueshme...