Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vendimi i GJED-së për emigrantët/ Schlein: Meloni shkeli ligjin për t’i kaluar përgjegjësinë një vendi tjetër jashtë BE-së!
Nga Alba Kepi Sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein, ka shprehur edhe njëherë kundërshtinë e saj të fortë ndaj marrëveshjes mes qeverisë italiane dhe Shqipërisë për ndërtimin e qendrave për migrantët jashtë territorit të BE-së. Në një deklaratë të bërë gjatë një aktiviteti elektoral në rajonin Marche, Schlein akuzoi qeverinë Meloni për “zgjedhje të paligjshme dhe çnjerëzore”, duke u thirrur në vendimin e fundit të Gjykatës Evropiane që, sipas saj, dënon qartazi veprimet e ekzekutivit italian. “Gjykata Evropiane i ka dhënë të drejtë opozitës dhe ka treguar se qeveria ka shkelur ligjet italiane dhe ato evropiane. Le të mos thonë sërish se kjo është një përpjekje për të bllokuar reformën e drejtësisë në Itali. Është koha që Meloni të marrë përgjegjësitë për një vendim të...