Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Serbia paraburgos një serb nga Shtërpca për “spiunazh për Kosovën dhe Shqipërinë”
Gjykata e Lartë në Prokuple të Serbisë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Sasha Gjorgjeviqin nga Shtërpca – komunë në Kosovë – nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit. Kjo është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Prokuroria e Lartë Publike në Prokuple, qytet në jug të Serbisë që gjendet rreth 50 kilometra larg pikës kufitare me Kosovën, Merdare. Disa media në Serbi raportuan më 28 korrik, duke u thirrur në burime anonime, se Gjorgjeviq ishte arrestuar pikërisht në pikën kufitare Merdare, nën dyshimin se ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ të Shtetit të Shqipërisë (SHISH), përmes Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Po të njëjtën ditë atij iu caktua paraburgimi prej 30 ditësh, konfirmuan nga Prokuroria për REL-in. Ky...