Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
PD: Shqipëria në fund të Europës për zhvillim shkencor dhe universitar
Drejtuesja e departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula thotë se Shqipëria renditet e fundit në Europë për mbështetjen financiare për kërkim dhe zhvillim shkencor dhe universitar. Sipas saj buxheti i qeverisë për kërkim shkencor është më pak se 10 milionë euro ose 0,06% i PBB. ”Diferenca e thellë në krahasim me mesataren e Bashkimit Evropian që është 0,71% e PBB, ose afro 128 miliardë euro, tregon hendekun e pamatshëm mes kolapsit ku gjendet Shqipëria dhe vendeve që investojnë në mënyrë të qëndrueshme për dijen, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik”, tha Sula. Duke iu referuar Eurostat, Sula tha se investimet publike në kërkim shkencor dhe zhvillim janë kyçe për konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ndaj mbetja në fund të listës përbën një thirrje për reflektim...