Vrasja e rojes, kapet një prej autorëve! Ekzekutori rumun u largua nga Shqipëria

Vrasja e rojes, kapet një prej autorëve! Ekzekutori rumun u largua nga Shqipëria

Policia e Vlorës bën me dije se ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së rojes Renato Hoxha në Vlorë më 27 prill. Në pranga ka rënë Kleanth Bylyku alias Armando Gega. Po ashtu blutë e Vlorës kanë identifikuar edhe ekzekutorin, një shtetas rumun që është larguar nga Shqipëria. ”Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27.04.2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R.H, 58-vjeç. Vijojnë veprimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë”,-informon Policia e Vlorës. Postimi i plotë Finalizohet operacioni policor i koduar “Në gjurmë”, vihet në pranga një prej autorëve të dyshuar të...