Burimi: 
								ntv.al
								
							
                                    Foto © ntv.al                                
                            Tragjedi në Jerusalem! Punonjësi i kopshtit zoologjik u sulmua nga një leopard, ndërron jetë në spital pas…
                            Një punonjës i Kopshtit Biblikal zoologjik në Jerusalem, i cili u sulmua sot nga një leopard, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.Viktima, një burrë 36-vjeçar, u dërgua në Spitalin Hadassah Ein Kerem në gjendje kritike pasi ekipet e shpëtimit e gjetën atë pa ndjenja me lëndime serioze në qafë dhe në pjesën e sipërme të trupit të pësuara nga sulmi.Sipas kopshtit zoologjik, leopardi arriti të largohej nga vendi i mbyllur dhe të arrinte në oborr.Sipas agjencisë izraelite të lajmeve Ynet, policia aktualisht po heton nëse një mosfunksionim teknik në derën e vendit të mbyllur mund ta ketë lejuar leopardin të arratisej.