Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Justin Timberlake zbulon diagnozën e sëmundjes Lyme
Këngëtari amerikan Justin Timberlake ka zbuluar se po jeton me sëmundjen Lyme. Artisti 44-vjeçar tha se ishte “i tronditur” kur mori diagnozën, por kjo i shpjegoi simptomat si dhimbje nervore të forta gjatë performancave në skenë, lodhje ekstreme dhe ndjesi të vazhdueshme sëmundjeje. Këngëtari i “Cry Me A River” ndau lajmin në Instagram, pasi përfundoi turneun e tij botëror “Forget Tomorrow”. Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial që mund të transmetohet te njerëzit nga pickimi i rriqrave të infektuar. Edhe pse shumica e pacientëve të diagnostikuar dhe të trajtuar në fazat e hershme shërohen plotësisht me antibiotikë, disa mund të përjetojnë simptoma afatgjata si lodhje, dhimbje dhe mungesë energjie. Timberlake tha se përballë këtyre vështirësive, kishte menduar të ndalonte turneun përpara kohe, por në fund...