Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës, Osmani: Je zëri jonë në skenat më të mëdha të botës!
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka marrë shtetësinë e Kosovës. Ajo u prit nga Presidentja Vjosa Osmani, e cila ka njoftuar se ka dekretuar dhënien e shtetësisë për artisten. Presidentja vlerëson rolin e Dua Lipës në promovimin e Kosovës në botë duke theksuar se ajo ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm për vendin. “Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t’ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë. Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat...