Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Aksident në Korçë! Makina përplas këmbësoren, largohet nga vendngjarja
                            Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec. Një makinë ka përplasur një këmbësore, e cila po transportohet në spitalin e Korçës. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit apo të gjendjes së të dëmtuarës. Shoferi i automjetit që ka përplasur këmbësoren mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar fillimisht mjetin e më pas drejtuesin e tij.