Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje

Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 40-vjeçar, pasi tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare. Sipas uniformave blu mësohet se shtetasi R. C., 40 vjeç, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë. “Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit: -R. C., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2025, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare,...