Berlini lëshon sinjalin e fortë! Gjermania gati t’i bashkohet Francës, Britanisë dhe Kanadasë për njohjen e Palestinës

Berlini lëshon sinjalin e fortë! Gjermania gati t’i bashkohet Francës, Britanisë dhe Kanadasë për njohjen e Palestinës

Gjermania po tregon sinjale të qarta se është gati të rishikojë qëndrimin e saj tradicional mbi çështjen palestineze, duke u bashkuar me vende të tjera perëndimore që po shtyjnë drejt njohjes zyrtare të Shtetit të Palestinës. Sipas deklaratave të fundit, Berlini e konsideron njohjen e Palestinës si një objektiv të pashmangshëm që duhet të vijë në fund të një procesi politik. “Njohja duhet të vijë në fund të një procesi negociator, i cili duhet të fillojë tani,” theksoi Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, duke shtuar se në mungesë të progresit, Gjermania “nuk do të tërhiqet nga ky objektiv dhe do të detyrohet të reagojë me hapa të njëanshëm”. Këto komente vijnë në një kohë kur Franca, Britania e Madhe dhe Kanadaja — tre vende...