Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Pa Edi Ramën në PS, Saliu e ha mazhorancën si ngjalat e Diellës!
Pas fitores historike me 83 deputetë, që nuk ka ndodhur kurrë që një forcë politike në mandatin e saj të tretë të marrë një mandat të katërt, ka filluar një vetkënaqesi në kupolën socialiste. Disa syresh në PS, dhe jo pa emër, shprehen se sa të kemi Saliun përballë, PS-ja fiton prapë e prapë. Duke aluduar deri në një farë mënyre, se edhe sikur të mos jetë Edi Rama, PS-ja fiton përballë Berishës. Por, nëse Berisha do ta kishte PS-në pa Edi Ramën, do ta hante krejt selinë socialiste, mazhorancën dhe gjithë qeverinë, siç hahen ngjalat e pjekura te Diella e Vainës, buzë detit në Lezhë! Apo nuk i ka qejf Saliu, ngjalat!