Rama: Zbulimet nga gërmimet në kalanë e Gjirokastrës, dimensione të reja mbi historinë e qytetit

Rama: Zbulimet nga gërmimet në kalanë e Gjirokastrës, dimensione të reja mbi historinë e qytetit

Gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës pas 30 vitesh po vijojnë nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër. Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale, momente nga puna e arkeologëve në kalanë e Gjirokastrës duke shtuar se “zbulimet e para përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë (shek. V–VI pas Kr.)”. “Punimet gjithashtu kanë nxjerrë në dritë skeletin e një kali dhe të një luftëtari pranë tij dhe po ashtu, janë zbuluar objekte arkeologjike të periudhës së Bronzit të Mesëm dhe të Vonë, që dëshmojnë për fazat më të hershme të ndërtimit dhe funksionit të kalasë”, tha Rama. Sipas Kryeministrit “gërmimet vijojnë dhe zbulimet që priten në javët në vijim mund të...