Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike kundër ligjit për zonat e mbrojtura. PD kërkoi shpalljen antikushtetuese të këtij ligji duke pretenduar se ai bie ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, nuk iu nënshtrua konsultimit publik dhe cenon trashëgiminë natyrore. Ligji për “zonat e mbrojtura” u miratua në shkurtin e vitit të kaluar vetëm me votat e mazhorancës. Opozita e kundërshtoi pasi, sipas saj, krijohet shtrati ligjor për ndërtime pa kriter në zonat e mbrojtura. Por mazhoranca argumentoi se ligji i hap rrugë ndërtimeve ekologjike në këto territore për t’i vënë në shërbim të ekonomisë së komuniteteve. NJOFTIMI: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë (Gjykata) në datat 23.06.2025 dhe 01.07.2025 shqyrtoi në seancë publike çështjen me kërkues jo më pak se një e pesta e...