Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trump pezullon përkohësisht tarifat ndaj Meksikës
Meksika duket se i ka shmangur tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi. Donald Trump njoftoi një pezullim të përkohshëm të masave pas një telefonate të zhvilluar me presidenten e vendit, Claudia Sheinbaum . Marrëveshja parashikonte që SHBA-të do të vendosnin tarifa prej 30% për të gjitha produktet meksikane nga 1 janari. Në vend të kësaj, marrëveshja e përkohshme tregtare do të zgjatet për 90 ditë të tjera, deri në fund të tetorit. Në një postim në “Truth Social”, Trump shkruan se negociatat për një marrëveshje të përhershme do të vazhdojnë gjatë kësaj periudhe. Nuk do të jetë e lehtë, shton ai: “Kompleksitetet e një marrëveshjeje me Meksikën janë disi të ndryshme nga vendet e tjera për shkak të problemeve dhe përfitimeve të kufirit”.