Deri më 30 shtator, hapet skema e investimeve në bujqësi, 20 milionë euro mbështetje

Deri më 30 shtator, hapet skema e investimeve në bujqësi, 20 milionë euro mbështetje

Për sezonin e dytë të mbjellave bujqit do të kenë ca para të tjera në dispozicion. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve për fermerët. Ndryshe nga ajo skema tradicionale në Bujqësi dhe Blegtori, fondi prej rreth 200 milionë lekësh do të shpërndahet për ndërtimin e serave të mbrojtura nga breshri, por pas nuk do mbeten as investimet edhe për blegtorinë. “Faktikisht ne e diskutuam edhe para 4 muajsh që Skema Kombëtare  Bujqësisë dhe Blegtorisë ishte e pamjaftueshme. Ndaj do të ishte optimale që të vijohej me të njëjtën skemë mbështetëse si ajo e para. Kjo me qëllim vijimin e aktivitetit bujqësor”, thotë për A2 CNN Esmeralda Ballesha, eksperte e sektorit bujqësor. Me programin IPARD të Bashkimit Europian...