Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Gërmime arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës, zbulohet një kullë e antikitetit të vonë
Pamje nga kalaja GJIROKASTËR- Gërmimet arkeologjike që po bëhen në kalanë e Gjirokastrës kanë zbuluar një thesar të vërtetë! Zbulimet e para përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë (shek. V–VI pas Kr.). Ka qenë kryeministri Edi Rama, ai që ka ndarë i pari pamjet nga gërmimet duke zbuluar edhe detaje. Sipas asaj që bën me dije kreu i qeverisë, punimet kanë nxjerrë në dritë skeletin e një kali dhe të një luftëtari pranë tij. Po ashtu, janë zbuluar objekte arkeologjike të periudhës së Bronzit të Mesëm dhe të Vonë. Sipas kryeministrit, gërmimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim. "Gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës. Zbulimet e para përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë...