‘‘Jemi populli më i varfër në Evropë’’- Numër i madh i qytetarëve në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

‘‘Jemi populli më i varfër në Evropë’’- Numër i madh i qytetarëve në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës është duke u zhvilluar para objektit të Qeverisë, ashtu siç ka qenë e paralajmëruar. Një nga organizatorët e protestës, ka thënë se qytetarët e Kosovës se meritojnë që të paguajnë asnjë cent më shumë. ‘‘Qytetarët të cilët janë mbledhur sot po tregojnë që kur është në pyetje interesi kolektiv, ne dimë të bëhemi bashkë dhe dimë ta ngrisimin zërin për të mirën e përbashkët. Kërkesa e grupit ka qenë prej fillimit shumë e qartë, dhe kësaj kërkese ju kanë bashku qytetarët e kësaj republike. Sepse asnjë cent më shumë nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës që të paguajnë taksa tjera, përveç shtrenjtimit të rrymës, ne jemi deshmitarë që tashmë është lajmëruar edhe një valë e re e rritjes së çmimeve...