Gaza “përçan” SHBA me aleatët e saj, Europa dhe Kanadaja i kthejnë shpinën Trump

Gaza “përçan” SHBA me aleatët e saj, Europa dhe Kanadaja i kthejnë shpinën Trump

Një përçarje e thellë po shfaqet mes SHBA-ve dhe aleatëve të saj tradicionalë mbi të ardhmen e Gazës dhe zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez. Ndërsa Franca, Britania dhe Kanadaja kanë shpallur planet për të njohur Shtetin e Palestinës, administrata e Donald Trump jo vetëm që refuzon të bashkohet, por edhe e bojkoton iniciativën diplomatike të udhëhequr nga Franca dhe Arabia Saudite në Kombet e Bashkuara. Në konferencën e kësaj jave në Nju Jork, e mbajtur për të rigjallëruar zgjidhjen me dy shtete, Franca dhe Britania njoftuan se do të njohin Palestinën më vonë gjatë këtij viti, nëse përmbushen disa kushte. Kanadaja iu bashkua atyre të mërkurën. Por Shtetet e Bashkuara nuk morën pjesë. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, e quajti konferencën një “shfaqje për...