Masakroi me thikë partneren 52-vjeçare, Gjykata e Korçës vendos burg pa afat për Ilirjan Selmanin

Masakroi me thikë partneren 52-vjeçare, Gjykata e Korçës vendos burg pa afat për Ilirjan Selmanin

Ilirjan Selmani KORÇË- Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Ilirjan Selmanin, personi i dyshuar për vrasjen makabre të 52-vjeçares Kozeta Teço në Pogradec. 31-vjeçari doli para togave të zeza mesditën e sotme, ku u njoh me masën e sigurisë. Mësohet se gjatë seancës gjyqësore, Selmani ka mohuar në mënyrë kategorike përfshirjen e tij në ngjarje. Ai ka deklaruar se nuk është autori i vrasjes dhe se nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie bashkëjetese me 52-vjeçaren. Nga ana tjetër, prokuroria ka paraqitur dy prova kryesore në mbështetje të dyshimeve: njollat e gjakut të gjetura në një palë pantallona, të cilat janë zbuluar në një kazan mbetjesh urbane pranë banesës së viktimës, si dhe pamje filmike ku Selmani shfaqet duke hyrë dhe dalë...