Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nënkryetarët e rinj të Bashkisë, reagon PD: Përpjekje për të fshehur mungesën e legjitimitetit
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë dhe njëkohësisht Këshilltari për Çështjet Ekonomike PD, Dorjan Teliti, ka reaguar ndaj emërimeve të fundit në bashkinë e kryeqytetit. Në një postim në rrjetet sociale, Teliti shprehet se kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të mbushur boshllëkun e legjitimitetit të humbur. Sipas tij Tirana nuk ka nevojë për “inxhinierë” të tjerë të zvarritjes dhe çimentimit të keqadministrimit që po mbyt këtë qytet. “Emërimet e katër nënkryetarëve në Bashkinë e Kryeqytetit nuk janë gjë tjetër veçse tentativa e dëshpëruar për të mbushur boshllëkun e një legjitimiteti të humbur, duke gjetur “prestanome” të rinj për t’u shfaqur nëpër ekrane! Tirana nuk ka nevojë për “inxhinierë” të tjerë të zvarritjes dhe çimentimit të keqadministrimit që po mbyt këtë qytet. Populli i Tiranës...