Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
KAS i kërkon KQZ-së që të nisë hetim administrativ për numëruesit e 4 qarqeve
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve nuk ka mundur të gjejë një qëndrim të përbashkët mes anëtarëve për të dërguar në prokurori numëruesit e votave të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Fierit, ku gjatë procesit të rinumërimit u konstatuan mospërputhje të theksuara votash. Për këtë arsye, KAS i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të cilit i kërkon që të nisë një hetim administrativ. Ky hetim, sipas tyre, nuk duhet të nisë vetëm për qarkun e Fierit, por edhe për qarqet e tjera ku pati rinumërim, si Tirana, Durrësi dhe Elbasani. Në shkresën drejtuar Celibashit, KAS kërkon që KQZ të identifikojë numëruesit dhe më pas të nisë një hetim të thelluar për të zbuluar përgjegjësit e secilit numërues....