40 të vdekur nga sulmet e armatosura në Nigeri

40 të vdekur nga sulmet e armatosura në Nigeri

Persona të armatosur vranë të paktën 40 persona në sulmet të mërkurën në Nigerinë qendrore, e cila është shkatërruar nga përleshje vdekjeprurëse, të përsëritura ndërkomunale. Sulmet ndodhën në shtetin Plateau, midis veriut me shumicë myslimane dhe jugut me shumicë të krishterë të vendit më të populluar të Afrikës. Incidentet e përgjakshme midis grupeve etnike dhe fetare shpërthejnë shpesh dhe përkeqësohen nga konfliktet për burimet - tokë, ujë - midis fermerëve, të cilët janë kryesisht të krishterë, dhe barinjve, të cilët janë kryesisht myslimanë. Një përfaqësues i pushtetit vendor tha dje se të enjten e kaluar janë bërë 30 varrime dhe se pas serisë së sulmeve kundër fshatrave janë gjetur gjithsej 48 trupa. Numri fillestar ishte 10 të vdekur. Një zyrtar i Kryqit të Kuq Nigerian foli për një numër të vdekjeve që "kalon 40 të vdekur" duke specifikuar...