Plas lufta në PS, Erion Veliaj shpërthen kundrejt bandës së molotovëve në Bashkinë e Tiranës, kërkon hetimin e Nesti…

Plas lufta në PS, Erion Veliaj shpërthen kundrejt bandës së molotovëve në Bashkinë e Tiranës, kërkon hetimin e Nesti…

Nga qelia e paraburgimit në Durrës, ku po qëndron prej muajit shkurt, Erion Veliaj ka pasur me tepri kohën për t’i analizuar në detaje rrethanat dhe njerëzit që e rrëzuan nga maja e pushtetit për ta hedhur në një qeli. Dhe tani që gjykata vulosi paraburgimin dhe njerëzit e afërt ia shkarkuan nga bashkia ndërsa shokët e partisë e braktisën, ka kuptuar sa pas sulmit ndaj tij nuk ishin vetëm prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani. Prandaj në një mesazh në rrjetet sociale ai nuk fajëson vetëm këta të dy për goditjen shkatërruese që i dhanë, por flet për “persekutim” për një “eliminim politik”, për një bashkërendim të prokurorisë me “aktorë të tjerë”, për dhunë të financuar në protestat e opozitës dhe për një “tirani penale” apo “tirani speciale” që nuk ka asgjë të përbashkët...