Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjashtë të vdekur dhe mbi 50 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev
Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse me dronë dhe raketa në Ukrainë në orët e hershme të mëngjesit, kanë thënë zyrtarët ukrainas. Në mesin e të vrarëve është edhe një gjashtëvjeçar, ndërsa tri viktima tjera janë konfirmuar në hapësirat e një blloku banesash që është rrëzuar si pasojë e sulmeve. Tymur Tkachenko, shef i administratës ushtarake të Kievit, ka thënë se numri i viktimave mund të rritet, pasi dëme janë shkaktuar në dhjetëra lokacione në kryeqytetin ukrainas. Sulmet ruse kanë vazhduar pavarësisht kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump që të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Moskës, nëse lideri rus, Vladimir Putin nuk pajtohet për armëpushim deri më 8 gusht. Kryetari i Kievit,...