Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SHBA vendosi tarifa prej 50%, presidenti Lula sfidon Trump: Brazili nuk do të përkulet
Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka reaguar ashpër ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 50% ndaj Brazilit, duke theksuar se nuk do të frikësohet dhe se vendi i tij do të veprojë si një shtet sovran. Tarifat pritet të hyjnë në fuqi javën e ardhshme, si pjesë e një vendimi të nënshkruar nga Trump këtë të mërkurë. Presidenti amerikan ka justifikuar masën si përgjigje ndaj një “gjuetie shtrigash” të supozuar kundër aleatit të tij të ekstremit të djathtë, ish-presidentit Jair Bolsonaro, i cili përballet me akuza të rënda për komplot ndaj shtetit pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2022. Në një intervistë për New York Times, Lula u shpreh se SHBA-ja dhe Brazili nuk duhet të kenë një...