Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Operacioni “Mesnata”/ Shpërndante drogë në Tiranë, bie në prangat e policisë 1 person
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesnata”, është finalizuar një aksion për goditjen e shpërndarjes së drogës në Tiranë. Policia ka arrestuar një person, i cili shpërndante kokainë në doza të ndara për shitje. Operacioni u realizua nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit I. Rr., 26 vjeç, në rrethrrotullimin e Rinasit, pas mesnate, u gjetën rreth 107 gram kokainë, e cila ishte në proces për t’u ndarë në doza për shpërndarje, si dhe 3180 euro dhe 48,000 lekë. Hetimet kanë zbuluar se I. Rr. shpërndante kokainën në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar...