Analizë: Një president amerikan pa zë dhe 60 mijë palestinezë të vrarë

Analizë: Një president amerikan pa zë dhe 60 mijë palestinezë të vrarë

Nga Sean Mathews, artikull i Middle East Eye Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka adoptuar një qëndrim gjithnjë e më indiferent ndaj luftës së Izraelit në Gaza. Ndërsa enklava po përballet me urinë dhe disa nga aleatët më të ngushtë politikë të tij në SHBA flasin për një gjenocid, kufijtë e apatisë së tij po vihen në provë. “Ku janë vijat e kuqe të Trump? Sa vuajtje, vdekje e shkatërrim është i gatshëm të pranojë në Gaza përpara se të thotë ‘mjaft’?” pyet Khaled Elgindy, studiues në Georgetown University. Trump pranoi këtë javë se në Gaza po ndodh një “uri reale”, duke sfiduar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ai tha se kushdo që sheh imazhet e fëmijëve të dobësuar në Gaza...