Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryeparlamentarja Spiropali me kreun e Knesset të Izraelit: Bashkëpunimi po zgjerohet në fusha me rëndësi strategjike
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi këtë të mërkurë një takim informal me kryetarin e Knesset të Izraelit, Amir Ohana, gjatë Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të organizuar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Spiropali bëri të ditur se gjatë bisedës u ritheksua miqësia e veçantë mes Shqipërisë dhe Izraelit, e rrënjosur në shkëmbime të hershme, e mbi të gjitha në aktin e rrallë kolektiv të popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo tha se bashkëpunimi mes dy vendeve po zgjerohet në fusha me rëndësi strategjike si siguria, mbrojtja kibernetike, teknologjia, energjia dhe turizmi. ”U angazhuam për të intensifikuar bashkëpunimin parlamentar për më shumë shkëmbime cilësore”, bëri të ditur kryeparlamentarja.