Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Arrestohet vajza e këngëtarit të njohur
Showbiz E Mërkurë, 30 Korrik 2025 19:38 Këngëtarja Dilan Çıtak, e cila është vajza e artistit të mirënjohur turk, İbrahim Tatlıses është përfshirë në një incident në Bodrum. Ajo nuk i’u bind urdhrit të ndalimit nga policia dhe drejtoi makinën e saj drejt një efektivi policie. Vetëm pas të shtënave paralajmëruese në ajër nga ana e policisë, ajo ndaloi makinën. Ajo u arrestua nën akuzat për “rrezikim të trafikut”, “mosbindje ndaj urdhrave të policisë” dhe “rezistencë ndaj zyrtarit publik”. Procesi i hetimeve ndaj saj në komisariat është ende në vijim. Dilan Çıtak Dörter ishte përfshirë edhe më parë në një incident të ngjashëm. Më 17 shtator, gjatë një fluturimi të linjës Bodrum–Stamboll me Turkish Airlines, ajo ishte paralajmëruar nga stjuardesa që të mos e nxirrte...