Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vjosa Osmani takohet me zëvendëssekretarin e DASH: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit kompakt të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të Qeverisë amerikane për Kosovën, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Sipas Osmanit, për këtë çështje ajo është njoftuar zyrtarisht nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau. “Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën! Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi ajo në Facebook. Presidenca e Kosovës tha se Osmani i kishte dërguar letër sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio me kërkesën që ky program të vazhdohet. Ajo po ashtu kishte biseduar për këtë çështje me zëvendëssekretarin Landau gjatë vizitës që zhvilloi në Uashington më herët gjatë korrikut. “Në diskutimet me administratën Trump, presidentja ka theksuar se Kompakti i MCC-së, jo vetëm që rrit sigurinë...