Përplasje në PD, Berisha sherr me Këlliçin! Kulluri: I frikësuar për çështjen e tij me SPAK-un …

Përplasje në PD, Berisha sherr me Këlliçin! Kulluri: I frikësuar për çështjen e tij me SPAK-un …

Ka mjaftuar një deklaratë e Belind Këlliçit se shpejt SPAK do të bëjë një tjetër arrestim të bujshëm në radhët e socialistëve, që të dilte në pah përçarja mes tij dhe kreut të PD-së Sali Berishës. Si fillim, Berisha hodhi në sulm gazetarin e medias së familjes Syri Tv Çim Pekën, i cili e quajti Belind Këlliçin “si gazetar kronike” që njofton me burime arrestime vjeshte duke i dhënë zë narrativës se SPAK punon, një qëndrim që sipas tij i shërben Edi Ramës dhe kreut të prokurorisë së Posaçme Altin Dumanit. Ish deputeti dhe themeluesi i partisë “Djathtas 1912”, Edvin Kulluri, në një intervistë për një emision televiziv tha se krisje të tilla brenda një partie politike janë ndodhi që pasojnë humbjet elektorale të njëpasnjëshme të focës politike....