Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Drogë dhe trafik të rriturish, dëshmia e një punëtori hashashi hap për SPAK hetimin e një vepre tjetër penale
Dëshmia për llogari të SPAK e një 25-vjeçari nga Gramshi, i cili u gjet në Shkodër në një aksion anti-hashash, është vënë në pikëpyetje gjatë seancës paraprake kundër 14 personave, shumica kushërinj me njëri-tjetrin. Shkak është bërë krahasimi i tabulateve telefonike mes të akuzuarit Aleksandër Rrasa dhe Aurel Fejzo, i cili më herët kishte dëshmuar se ishte mashtruar për punë, por ndërkohë e dërguan në parcela hashashi. Një version i tillë e kishte bindur SPAK-un më herët se, veç kultivimit të drogës, gjendej edhe përpara dyshimeve për trafik të të rriturve. Por në gjyqin me dyer të mbyllura, prokurorja ka kërkuar kohë për të plotësuar hetimet dhe për t’u bindur nëse ka apo jo trafik të të rriturve. Bëhet fjalë për episodin e rekrutimit të...