Akuza ndaj Veliajt/ Kontratat e projekteve kulturore pjesë e dosjes së SPAK, si miratoheshin në Bashkinë e Tiranës

Akuza ndaj Veliajt/ Kontratat e projekteve kulturore pjesë e dosjes së SPAK, si miratoheshin në Bashkinë e Tiranës

Sipas të dhënave të përfshira në dosjen e SPAK ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një ndër akuzat kryesore është ajo e korrupsionit pasiv, e cila lidhet me dyshimet për ngritjen e një skeme të transferimit të fondeve publike drejt kompanive të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në dokumentet hetimore përmenden disa projekte kulturore të miratuara nga Bashkia e Tiranës, të cilat sipas SPAK janë zbatuar nga kompani të kontrolluara nga persona të afërt me Xoxën. Një nga rastet e përmendura është ai i kontratave që kapin vlerën e rreth 30 mijë eurove, të cilat janë realizuar nëpërmjet Teatrit Kombëtar, përfshirë aktivitetin “Festivali Ndërkombëtar i Dancit”, me përfitues kompaninë e Elman Abules. Prokurorët kanë administruar gjithashtu dëshminë e znj. Abigeila Voshtina,...