Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rusia akuzon Ukrainën se po shumëfishon sulmet energjetike pavarësisht marrëveshjes të ndërmjetësuar nga SHBA
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të shtunën se Ukraina kishte shtuar sulmet e saj ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke goditur objektivat 14 herë në 24 orët e fundit, pavarësisht një moratoriumi të ndërmjetësuar nga SHBA. Në një deklaratë të publikuar në Telegram, ministria tha se Ukraina “shumëfishoi numrin e sulmeve të njëanshme duke përdorur dronë dhe predha artilerie në infrastrukturën energjetike të rajoneve ruse”. Në deklaratë thuhej se sulmet kishin shkaktuar dëme në rajonet e Rusisë Bryansk, Belgorod, Smolensk, Lipetsk dhe Voronezh, si dhe në rajonet ukrainase të Luhansk dhe Kherson, pjesë të të cilave Rusia kontrollon. Kievi nuk dha asnjë koment zyrtar mbi deklaratën ruse. Rusia dhe Ukraina ranë dakord muajin e kaluar për një propozim të SHBA-së për të ndaluar sulmet ndaj infrastrukturës energjitike...