Korrupsioni në anën greke të Qafë Botës, si doganierët përfituan 500 mijë euro në 2 vite

Korrupsioni në anën greke të Qafë Botës, si doganierët përfituan 500 mijë euro në 2 vite

Mediat greke e cilësojnë një nga skandalet më të rënda të korrupsionit në sektorin publik, atë çka ndodhte në doganën e Mavromatit (Qafë Botë), që u zbulua pas një hetimi disamujor nga Shërbimi i Punëve të Brendshme i Forcave të Sigurisë. Skema e korrupsionit doli në dritë me arrestimet e 13 zyrtarëve të doganës, çka praktikisht çoi në shkrirjen e stafit të palës greke në këtë pikë doganore që lidh jugun e Shqipërisë me vendin fqinj. Operacioni u zhvillua në orët e para të së enjtes, më 3 korrik, ndërsa ndaj doganierëve rëndojnë akuza për ryshfet, zhvatje, pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shkelje të detyrës. Sipas mediave helene rrjeti ka zhvilluar aktivitet sistematik brenda doganës së Mavromatit, duke anashkaluar kontrollet e përcaktuara doganore ose...