Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Jorgo Goro do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg! Merret vendimi edhe për Vasillaq Strakoshën
Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro është dënuar me 2 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 1 vit e 4 muaj heqje lirie, si dhe heqja e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite. Gjithashtu dënimi me 1 vit e 6 muaj muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit heqje lirie, pezullimi në 2 vite shërbim prove si dhe heqja e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite. Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke. Sipas SPAK,...