Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Pasuritë e etnografisë së krahinave shqiptare/ Rama: Të skalitura në kostumografinë tonë dhe të dokumentuar në fondin e Agjencisë së Turizmit
                            Kryeministri Edi Rama ka promovuar pasuritë e trashëgimisë shqiptare përmes një postimi në rrjete sociale, ku vë në pah madhështinë e kostumeve popullore nga krahinat e ndryshme të vendit. Ai ndau disa nga imazhet më përfaqësuese të kostumografisë shqiptare, të dokumentuara nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në kuadër të një konkursi të posaçëm kulturor. “Pasuritë e çmuara të etnografisë dhe shpirtit të krahinave shqiptare, të skalitura përjetësisht në kostumografinë tonë madhështore, disa prej të cilave dokumentuar në fondin e Agjencia Kombëtare e Turizmit përmes konkursit.”, tha Rama.