Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
OST thyen rekordin e policisë; Merr me qira 1 makinë për 49.166 euro te Papuli dhe Qesko
Operatori i Sistemit të Transmetimit, një firmë shtetërore që merret me mirëmbajtjen e shtyllave të energjisë elektrike, ka finalizuar ditët e fundit një tender për marrje me qira të automjeteve. Skerdi Drenova ia ka lënë “stafetën” e drejtimit të OST-së Elisian Bicit, i cili ka firmosur edhe tenderin e fundit. Bici ka “thyer” edhe rekordin e Policisë së Shtetit për marrje me qira të mjeteve, ku 1 mjet e mori me 33 dhe 34 mijë euro. Ndërkohë, vetë OST do e marrë një mjet me qira për një vlerë prej 49.166 euro. Një “rekord” më vete, pasi ka dyshime se gjithçka është bërë për të favorizuar edhe firmën koncesionare. Në dokumente janë bërë edhe specifikime teknike, për gjatësinë, gjerësinë, trashësinë apo edhe fuqinë e motorit....