Bisedimet Kinë – SHBA , palët e njohin plotësisht rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve ekonomiko-tregtare të qëndrueshme

Bisedimet Kinë – SHBA , palët e njohin plotësisht rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve ekonomiko-tregtare të qëndrueshme

Ekipet kineze dhe amerikane zhvilluan diskutime “të thella, të sinqerta dhe konstruktive” mbi ekonominë dhe tregtinë, gjatë një dite e gjysmë të kaluar në Stokholm, tha të martën një zyrtar i lartë kinez. Li Chenggang, përfaqësues i tregtisë ndërkombëtare të Kinës për Ministrinë e Tregtisë, njëkohësisht zv/Ministër i kësaj ministrie, i bëri deklaratat gjatë një konference shtypi pas takimit të mekanizmit të konsultimeve ekonomiko-tregtare mes Kinës dhe SHBA-së në Stokholm të Suedisë. Sipas Li, bisedimet vijuan pas konsensusit të arritur gjatë telefonatës mes dy krerëve të shteteve më 5 qershor. “Ekipet ekonomike dhe tregtare të të dy vendeve zhvilluan diskutime të thelluara, të sinqerta dhe konstruktive mbi çështje kryesore me interesa të ndërsjella, në kuadër të mekanizmit të konsultimit ekonomik dhe tregtar Kinë-SHBA”, tha ai,...