Dosja Epstein/ Kongresi kërkon që gruaja e milionerit të dëshmojë para tyre, avokatët e Maxwell: Nuk do e bëjë pa imunitet apo falje presidenciale

Dosja Epstein/ Kongresi kërkon që gruaja e milionerit të dëshmojë para tyre, avokatët e Maxwell: Nuk do e bëjë pa imunitet apo falje presidenciale

Avokatët e bashkëshortes së Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxwell, thanë në një letër drejtuar Kongresit të hënën se ajo nuk është e gatshme të dëshmojë pa imunitet ose një falje presidenciale për të ulur dënimin e saj me 20 vjet burg, sipas New York Times. Vëmendja publike kohët e fundit është zhvendosur në mundësinë e Maxwell për të dëshmuar para ligjvënësve pasi administrata Trump ndryshoi papritur kursin dhe refuzoi të publikonte më shumë informacion nga hetimi i dosjes Epstein. Jeffrey Epstein, një multimilioner me lidhje të shumta në elitën amerikane, vrau veten në një qeli burgu federal në vitin 2019, menjëherë pas arrestimit dhe padisë së tij për akuza trafikimi seksual. Një hetim më shumë se një dekadë më parë e kishte shpallur Epstein fajtor për...