Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Nga emigracioni te sipërmarrja, histori suksesi në Elbasan
Geni dhe Erjoni, dy vëllezër të kthyer nga emigrimi, themeluan në vitin 2014 furrën “Baku” në qytetin e Elbasanit. Me një shumëllojshmëri produktesh brumi dhe ëmbëlsirash, si dhe standarde të larta higjienike e teknologjike, biznesi u bë shpejt i njohur jo vetëm në komunitetin ku ndodhej, por edhe më gjerë në qytet. Furra “Baku” nisi si një biznes familjar, ku të punësuarit e parë ishin pjesëtarë të familjes. Me kalimin e viteve, cilësia e produkteve dhe kërkesa në rritje bënë që numri i punonjësve të zgjerohej nga 10 në 15. Së fundmi, ata kanë hapur edhe një pikë të dytë shërbimi, duke shtuar kapacitetet dhe prezencën e tyre në qytet. Ky zgjerim është bërë edhe me mbështetjen e pushtetit vendor. Furrën “Baku” e vizitoi edhe...