VIDEO/ Alarm për cunami, dallgët e krijuara nga tërmeti në Rusi mbërrijnë në brigjet e Japonisë

VIDEO/ Alarm për cunami, dallgët e krijuara nga tërmeti në Rusi mbërrijnë në brigjet e Japonisë

Një tërmet masiv me një magnitudë prej 8.8 ballësh ka goditur sot brigjet e Rusisë lindore, duke shkaktuar edhe paralajmërime të gjera për cunami në të gjithë Oqeanin Paqësor. Menjëherë pas lëkundjeve të para njoftime për marrje të masave të sigurisë u lëshuan në Japoni dhe Hawai. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara gjerësisht pas tërmetit, dallgët e para të krijuara nga tërmeti në Kamchatka kanë mbërritur në brigjet japoneze. Valët e cunamit kanë arritur tashmë në Gadishullin Kamchatka të Rusisë, Ishujt Kuril dhe ishullin Hokkaido të Japonisë. Gjithashtu në Hawai, u raportuan valë. Paralajmërime janë dhënë edhe për ishuj të tjerë, si dhe për brigjet në jug drejt Zelandës së Re, Ekuadorit dhe bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Qendra e Paralajmërimit...